Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Bill Gates jep lajmin e mire: Ja kur do të shpëtojmë nga koronavirusi

Lajmi i mire vjen nga Bill Gates pasi ai thote qe bota mund te kthehet aty ku ishte vitin tjeter.

Ai ka thene se:“Vaksina fillestare nuk ka për të qenë ideale në termat e efektivitetit kundër sëmundjes dhe transmetimit. Mund të mos ketë një kohëzgjatje të madhe dhe do të përdoret kryesisht në vendet e pasura. Do të ishim me fat të kemi mjaftueshëm, para fundit të vitit. Por më pas, më 2021 një numër vaksinash të tjera me shumë gjasë do të aprovohen”, tha ai.

Gates shprehet kundër faktit që vaksinat të kryhen me detyrim, pasi sipas tij ato mund të prodhojnë një efekt të kundërt. Ai shtoi se për njerëz që punojnë ku ka mosha të thyera, një gjë e tillë duhet të aplikohet.

I pyetur sesi do të përfundojë kjo situatë pandemike, Gates është i mendimit se mjekësia do të triumfojë.

“Risitë terapeutike do të ulin shkallën e vdekshmërisë, por fundi i vërtetë do të vijë nga përhapja natyrale e infeksioneve dhe vaksina që do të na japë imunitet kolektiv. Për vendet e pasura ky fund do të jetë diku nga viti që vjen, idealisht në gjysmën e parë. Ne do të dalim nga kjo situatë nga fundi i 2021-t. Ishim me fat që nuk ishte një sëmundje më fatale”, tha ai.