Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka zbuluar se cilat janë dy kërcënimet e mëdha për njerëzimin në të ardhmen, përveç pandemive, që i kishte parashikuar që në vitin 2015.
Në një intervistë për kanalin e YouTube të Derek Muller, Gates thekson se “ndryshimi klimaterik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen”.
Në lidhje me ndryshimet klimaterike, Bill Gates u shpreh se numri i atyre qe humben jeten në një vit “do të jetë shumë më i madh” sesa ai që po shkakton pandemia e Covid-19
“Për t’ju treguar pasojat e ndryshimeve klimaterike, mjafton që dëmet e shkaktuara nga pandemia t’i imagjinoni të zgjatura në kohë.
Në vitin 2060, ndryshimet klimaterike mund të jenë te veshtira njësoj si pandemia, ndërsa në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më medha sesa koronavirusi”, tha ai.
Ndaj duhet te pergatitemi.