Motrat binjake identike, të cilat u martuan me vëllezër identikë, sollën në jetë djem të cilët janë vëllezër dhe kushërinj në të njëjtën kohë.
Briana dhe Brittany Deane, 25 vjeç, nga Virxhinia – SHBA, u martuan me Jemy dhe Josh Salyer përpara se të mbetnin shtatzënë në të njëjtën kohë vitin e kaluar.
Brittany lindi Jett, i cili mbushi një vjeç në janar, ndërsa Briana kishte Jax-in, i cili lindi pak muaj më vonë në prill.
Por, pavarësisht nga koha midis dy lindjeve , ata shkencërisht janë ” binjakë kuartar ” – që do të thotë se janë kushërinj dhe vëllezër gjenetikë për shkak të ADN-së së tyre.
Dy familjet – të cilat kanë një faqe në Instagram – ndanë lajmin e fenomenit gjenetik me 219,000 ndjekësit e tyre.
Duke sqaruar çdo konfuzion, një përdorues shkroi: “Binjakët identikë ndajnë të njëjtën ADN. Kur dy grupe binjakësh identikë martohen, kjo i bën fëmijët e tyre si vëllezër gjenetik.”
“Një palë binjakësh identikë që martohen me binjakë identikë quhet “martesa kuaternare”.
Një tjetër sërish për të informuar tha: “Binjakët identikë ndajnë saktësisht të njëjtin material gjenetik, vezë apo spermë (ndërsa binjakët vëllazërorë janë konceptuar nga një vezë dhe spermë e ndryshme).
Të tjerë i kërkuan çifteve: “ju lutemi” t’i nënshtrohen një testi të ADN-së për të “parë nëse është e vërtetë”.
Gjatë një interviste me NBC News , Brittany shpjegoi fenomenin kuartar përpara se të zbulonte se ka edhe 300 binjakë të tjerë të ngjashëm me të “njëjtin model” unik si ata në mbarë botën.