Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Boronica, miku më i madh i trurit: inteligjencë dhe memorie e fortë

Pirja e një sasie prej 30 ml lëng të shtrydhur të boronicës për çdo ditë, mund të përmirësojë funksionin e trurit te njerëzit e moshuar, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Exeter në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi u krye tek njerëzit e shëndetshëm të moshave në mes të 65 dhe 77 vjeç Rezultatet treguan se pasi kanë pirë lëng të shtrydhur të boronicës çdo ditë, është përmirësuar funksioni kognitiv i tyre, rrjedhja e gjakut në tru dhe aktivizimi më i shpejtë i trurit në situata të ndryshme.

“Nëse pini lëng boronice 12 javë çdo ditë, aktiviteti i trurit do të përmirësohet. Konsumi i boronicave do t’ju japë energji dhe do të rrisë funksionet njohëse dhe atë në një mënyrë të shëndetshme, për dallim nga stimuluesit tjerë”, thotë Joanna Bowtell nga Exeter University.

Boronicat janë një minierë e antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve, sidomos kalciumit, fosforit, hekurit dhe vitaminës C. Boronica rekomandohet edhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të tilla si çrregullime të gjakut, sëmundje të zemrës, rregullimin e sheqerit dhe yndyrës, sëmundjet e traktit urinar, kanceri, etj.

Personat të cilët po luftojnë me kilogramë, duhet të dinë se boronicat janë të dobishme për dieta, falë fibrave që japin një ndjenjë të ngopjes. Ndryshe nga manaferrat e freskëta që pastrojnë butësisht organizmin, boronica e thatë ndalon diarrenë.

Hulumtuesit në Universitetin e Exeter thonë se boronicat nxisin qarkullimin e enëve të vogla të gjakut në tru, duke siguruar një rrjedhë maksimale të ushqyesve dhe oksigjenit, duke përmirësuar funksionin njohës, parandalon dhe trajton simptomat e demencës, ngadalëson sëmundjën Alzheimer, forcon kujtesën, përqendrimin, dhe rrit inteligjencën.