Historia e Musaen Zenelit, 19-vjeçari i cili humbi jeten ne Velipoj ka prekur te gjithe.
Ai, në kushte të vështira ekonomike zgjodhi që të punojë në një restorant në Velipojë, por në ditën e tij të parë të punës ku ishte dhe e fundit.
Në rrjet u sensibilizuan qindra persona për t’i ardhur në ndihmë familjes së Musaenit, pasi më të ardhurat e tyre e kishin të vështirë që të mbulonin shpenzimet mortore. Organizata USA ALBANIAN SOCIETY hapi edhe një llogari në “Go Fund me” ku mund të kontribuonin të gjithë ata që dëshironin të ndihmonin familjen. Në vetëm 13 orë u arrit shuma e synuar prej 20 mijë dollarësh, madje u tejkalua, ku momentalisht janë 20,497 dollarë. Këto para do të shkojnë për familjen e Musaenit.
Zoti e meshirofte dhe Zoti i shperblefte te gjithe ata qe dhane sa do pak per te ndihmuar familjen e tij.