Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Burri 2 vjet në Angli, Ina Kollçaku zbulon detaje mbi vajzën nga Librazhdi që vjehrri e kapi me të dashurin

Pasi sqaroi mesazhin që është bërë viral në rrjet lidhur me thirrjen që i ka bërë vajzave, Ina Kollçaku ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me ngjarjen e Librazhdit.

Ajo tregoi se e kanë kontaktuar familjarë të vajzës, të cilët i kanë kërkuar ndihmë.

Ajo ka sqaruar se vajza është 21 vjeçe dhe i fejuari jeton në Angli prej 2 vitesh.

“Mua personalisht më kanë kontaktuar familjar të vajzës, donin ndihmë psikologjike dhe ligjore. Konkretisht, kushërinjtë e vajzës që jetonin jashtë. Unë i kam lidhur me organizata se vetë nuk mund ta bëj dot një gjë të tillë.

Dua të theksoj që vajza është 21 vjeç dhe jo 23 siç u tha nga disa media. Ajo nuk e ka takuar kurrë personin prej dy vitesh dhe e kishin marr si shërbëtore për mamin dhe babin”, tha ndër të tjera Ina.

Kujtojmë që nga informacionet e dhëna nga familjarët e të vajzës dhe psikologët që po e trajtojnë se gjendja psikologjike e saj është shumë e rënduar dhe pjesa më e madhe e tyre dyshojnë se ka një mundësi shumë të madhe që të kryej ndonje gabim nëse nuk do të marrë një ndihmë të menjëhershme. Pas videos që është bërë virale, familjarët e djalit kanë njoftuar familjarët e vajzës të cilët kanë shkuar në shtëpi dhe ka qenë babai i saj i cili ka ushtruar rra hje ndaj saj. Për shkak të kësaj vajza është detyruar t’i drejtohet spitalit të Librazhdit për mjekim.