Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Burri u infektua me HIV por dëshironin fëmijë, mjekja tregon si ia doli çifti nga Laçi

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë shqetësuese dhe mund të kërcënojnë jetën apo mundësinë për t’u riprodhuar. Fatmirësisht, në këtë të fundit, shkenca ka arritur që të zbulojë metoda që sigurojnë riprodhimin pa ndikuar te fëmija.

Gjinekologia Mimoza Keta sjell në “Shije Shtëpie” në Tv Klan një rast suksesi. Një çift ku bashkëshorti ishte i infektuar me HIV, dëshironte të kishte fëmijë në rrugë natyrale. Falë një trajtimi të posaçëm, mjekët ia dolën që nëna të mos infektohej dhe fëmija gjithashtu të lindte i shëndetshëm.

Mimoza Keta: Më drejtohet një çift dhe bashkëshorti kishte marrë gjak në një aksident në Itali dhe i ishte shfaque HIV-i, ndoshta gjak i pakontrolluar ndërsa partnerja ishte pa HIV. Të dy nga Laçi, erdhën dhe kërkonin me të drejtën e tyre të kishin një fëmijë dhe donin sigurisht me rrugë natyrale. Si mundet ne t’i ndihmonim këta?

Normalisht, dikush thoshte me shpëlarje të spermës, një tjetër thoshte duhet të ruajmë një kohë etj dhe erdhi një moment që mua më rastis dhe kishim një trajnim në Kroaci në një spital infektiv që ishte vetëm për HIV/AIDS, është shumë i madh, nga më të mëdhenjtë në Europë dhe e pyes atë profesorin dhe i them si mundet? Është ajo që tha dr. Genti, ai më tha “në qoftë se ulet nën 50 kopje për mililitër numri i viruseve, atëherë ai mund të bëjë kontakt normal”.

Vërtet ashtu ndodhi. Ne stimuluam vajzën që të kishte vezë në periudhën e ovulacionit dhe ai djali nëpërmjet trajtimeve që ekzistojnë sot e uli në 50 kopje për mililitër dhe sot e kanë fëmijën, gëzojnë një fëmijë të shëndetshëm dhe të shëndoshë.