Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Byrek me spinaq, ricotta dhe bizele te lepini gishtat

Byrek me spinaq, ricotta dhe bizele

Përbërësit:
80 gr gjalpë i shkrirë
2 feta pancetë të prera hollë
3 qepë të njoma të prera në feta të holla
2 ½ filxhanë çaji bizele të ngrira
½ filxhan çaji erëza të freskëta (majdanos, nenexhik dhe kopër)
35 gr spinaq
500 gr ricotta
125 gr mozzarella e grirë
3 vezë të rrahura lehtë
8 peta për byrek
Kripë

Përgatitja:
Skuqim në 20 gr gjalpq pancetën dhe qepët. Pasi të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë shtojmë bizelet dhe spinaqin. Gatuajmë për rreth 2 minuta dhe e heqim nga zjarri. Shtojmë erëzat, pak kripë dhe përziejmë. E lëmë të ftohet pak dhe shtojmë djathërat dhe vezën. Përziejmë mirë. Lyejmë me gjalpë një petë dhe e shtrojmë në bazën e një tepsie të përshtatshme duke i lënë buzët të varen jashtë tepsie. E përsërisim procedurën me 4 peta të tjera. Shpërndajmë mbi të përzierien e spinaqit. Palosim mbi mbushje buzët e petëve dhe e mbulojmë me petat e mbetura të lyera me gjalpë. E pjekim në 200 gradë për rreth 15 minuta, ulim temperaturën në 180 gradë dhe e pjekim për rreth 25 minuta të tjera.