Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vak sinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është përcjellë nga kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio, i cili shpalosi planin e tij të quajtur “Çelësi i New Yorkut”. Kryebashkiaku ka thënë se plani i tij do të hyjë në fuqi më 16 gusht, ndërsa zbatimi do të fillojë më 13 shtator.
“Kur i dëgjoni ato fjalë, dua që ju të imagjinoni nocionin se, sepse dikush është i vak sinuar, ai mund të bëjë të gjitha gjërat e mahnitshme që janë në dispozicion në këtë qytet”, tha de Blasio.
Ai shtoi se qyteti do të fillojë inspektimin e bizneseve. Qyteti i Nju Jorkut mendohet të jetë i pari në vend që zbaton një mandat të tillë. Presidenti Joe Biden u përgjigj në mënyrë pozitive kur u pyet në një konferencë shtypi të martën pasdite, nëse ai besonte se qytetet e tjera duhet të ndiqnin shembullin, por palët e interesit në të gjithë industrinë ushqimore kanë ngritur shqetësime se si do të funksionojë programi.
Duke marrë shkas nga ky lajm, konspiracionisti Alfred Cako thotë se kjo gjë ishte parashikuar nga ai vetë muaj më parë.
“E mbani mend kur ja u thoja qush vjet ne mars harten e rruges?! Sa gure hodhet mbi mua? Sa me mallkuat qe “shpifja dhe perhapja panik”; madje ka budallenj qe ende me shajne!!!”, shkruan ai në një postim në Facebook.