Çdo gjë është me skenar? Monika Lubonja nxjerr “padashje” zbuluar produksionin e Big Brother

Reality Show-t në Shqipëri duket se nuk kanë më të njëjtën besueshmëri nga publiku. Së fundmi, Big Brother VIP është vënë nën shigjetimin e ndjekësve të cilët mendojnë se ky format ecën sipas një skenari të caktuar, e madje kanë evitur dhe disa momente me të cilat argumentojnë qëndrimin e tyre.

Rasti më i fundit ishte deklarata e Monika Lubonjës që ka nxjerrë zbuluar produksionin.

Fansat kanë kapur momentin, kur aktorja u shpreh se vajza e saj Tea ka ardhur nga Gjermania natën që ajo u eliminua nga programi.

Komentet kanë qenë të shumta, ata shkruajnë: Tea nga e dinte që Monika do dilte nga BBV, gjithçka me skenar.

A mund te jete e gjitha nje skenar sic po ndodh ne te gjitha emsionet sot?