Sinoptikania Lajda Porja dha lajmin se për të paktën edhe 10 ditë në territorin e vendit tonë nuk do të ketë reshje shiu.
“Reshjet e shiut nuk do të kenë intensitet. Ka pasur vetëm pika shiu dhe reshja ka pasur vetëm në zonen lindore. Përmirësime ka patur me intensitetin e erës. Reshje në territor nuk ka pasur dhe nuki parashikohet të ketë.
Vetem disa reshje të izoluara. Era është krtyesisht e lehtë dhe mesatare. Presim lajme të mira pasi fundjava parashikon dobësim të erës. Fundjava do tën jetë e qëndrueshme dhe me mot të kthjellët pa reshje”- u shpreh sinoptikania.
Po ashtu ajo tha se java në vazhdim do të sjëllë një ulje të ndjeshme të temperaturave ku maksimumi nuk do ti kalojë 36 gradë Celsius.
“Kemi pasur një rënie të ndjeshme të temperaturave ku nga sot e në vijim termometri nuk do t’i kaljë 33 gardë maksimumi. Në fundjave pritet edhe një rritje e lehtë nga 33-36 gradë. Vranësirat që janë parë në vend kanë qenë vranësira nga tymi i Saharasë i bashkuar me tymin e zjarreve. Nuk janë vranësira që shkaktojnë reshje”- u shpreh ajo.
Ndërkohë të pashpresa mbeten Greqia dhe Turqia të cilat për të paktën edhe 10 ditë do të mbeten nën ndikimin e valës afrikane, prej të cilësh Shqipëria ka mbetur jashtë.
“Greqia dhe Turqia do të mbetet në valën e të nxehtiti afrikan edhe për 10 ditë të ardhshme. Shqipëria ka mbetur jashtë kësaj vale ku gjatë javës në ndonjë zonë të izoluar termometri mund të kapë vlerën 40 gradë celcius”- shtoi ajo.bw
Lexo edhe: