Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Çfarë duhet të bëjë nëna në mbrëmje që fëmija të zgjohet i «ngopur» me gjumë

Shumë prindër dëshirojnë që fëmija i tyre të zgjohet pak më vonë në mëngjes, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë për veten e tyre. Gjëja e parë që duhet të bëni është të kuptoni nëse fëmija juaj po fle mjaftueshëm. Shumica e të vegjëlve duhet të flenë rreth 11 orë e gjysmë çdo natë, si dhe të flenë gjatë ditës. Nëse fëmija nuk po fle aq sa ka nevojë, ai mund të bëhet nervoz dhe të grindet dhe mund të ketë nevojë sërish për gjumë vetëm një ose dy orë pasi është zgjuar. Nëse foshnja juaj zgjohet para se të plotësojë orët e gjumit, mund ta provoni ta çoni në shtrat më herët në mbrëmje. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por fëmijët sa më vonë të flenë aq më të parehatshëm do ta kenë gjumin. Ata duhet të shkojnë në shtrat kur janë të përgjumur, jo të raskapitur sepse kjo do t’u siguronte një gjumë më të mirë e më të gjatë. Mund të ndodhë që diçka specifike e zgjon fëmijën tuaj. Nëse zakonisht i del gjumi sapo agon, përshtateni dhomën e bebit me perde të që të mos lejojnë dritën të futet në mëngjes, kështu që fëmija të flejë edhe pak. Nëse gjithmonë fëmija zgjohet i uritur, ushqejeni mirë përpara se të flejë, duke i dhënë pak më shumë sasi se zakonisht. Edhe nëse fëmija juaj nuk do të zgjohet më vonë, mund të jeni në gjendje t’i mësoni atij që të qëndrojë në shtrat në qetësi edhe pa fjetur. Mësojini atij disa “sinjale” që të kuptojë kur është koha për t’u ngritur nga shtrati, si për shembull duke vënë muzikën e tij të preferuar.pernenat