Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Cfare duhet te beni qe patëllxhanit që të mos bëhet i hidhur?

Me siguri e dini që patëllxhanin para përgatitjes duhet ta prisni dhe ta bëni me kripë dhe pastaj ta lini të qëndrojë së paku gjysmë ore.

Ekziston edhe arsyeja e mirë për këtë veprim, transmeton Telegrafi.

Sezoni i kësaj perime është në hovin më të madh dhe mund të përgatitet në mënyra të shumta. Nevojitet pak vullnet dhe shkathtësi.

Mirëpo, për të mos u hetuar shija e hidhur e patëllxhanit, këtë perime të shijshme duhet përgatitur mirë.

Kur i qesim kripë nevojitet të qëndrojë së paku gjysmë ore, mirëpo nëse keni kohë të prisni, do të jetë mirë të qëndrojë edhe më gjatë. Shpejt do t’i vëreni piklat e ujit në patëllxhan të cilat kripa i ka nxjerrë në sipërfaqe.

Teprica e kripës lehtë do të shpëlahet nën vrushkullin e ujit, ndërkaq me ujin të cilin kripa e ka nxjerrë nga patëllxhani do të zhduket edhe shija e tij karakteristike e hidhur.

Veç kësaj, patëllxhani i përgatitur në këtë mënyrë do t’i thithë shumë më pak vaj gjatë fërgimit apo pjekjes.