Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Cfare emocioni.Pas 12 ditësh nën rrënoja, 34-vjeçari takon vajzën që lindi natën e tërmetit (FOTO)

34-vjeçari, Mustafa Avcı, u nxor nga rrënojat pas 12 ditësh nga tërmeti dhe në spital u takua me bashkëshorten dhe vajzën e tij Almila, e cila lindi rreth 3 orë para tërmetit të parë.

Mustafa u shpëtua në orën 261 dhe u ribashkua me gruan dhe vajzën e tij në spitalin e qytetit të Mersinit, ku u soll për trajtim. Natën e tërmetit ai doli nga dhoma e gruas së tij për të shkuar në mensë, në një spital privat në Hataym. Mustafa u kap në katin e parë nga tërmeti dhe mbeti nën rrënoja.

Gruaja dhe foshnja nuk u lënduan për shkak se nuk kishte shembje në dhomën e tyre. Gruaja e tij tha se Mustafa shkoi në mensë duke thënë: “Do marr pak ajër” dhe mbeti nën rrënoja.

“Nuk kisha shpresë. Mendova se familja ime vdiq. Nuk bëra asnjë përpjekje për të shpëtuar, isha nën rrënojat. Tani më duket sikur kam lindur sërish.

Jam shumë i lumtur që kam kthyer familjen time. Nuk mund ta besoja se do të dilja përsëri. Mendova se kisha humbur nënën, babanë, të gjithë.

Gruaja ime, fëmija im, mendova se të gjithë kishin vdekur. Zoti i bekoftë të gjithë, të gjithë ishin shumë të interesuar. Jam shumë i lumtur, sikur kam lindur sërish”, tha Mustafa.

“Përjetova edhe parajsën edhe ferrin në 12 ditë. Por fatmirësisht jemi bashkuar dhe familja jonë është kompletuar”, tha ai.