Disa nga benefitet e kombinimit të mjaltit me arrat janë:
Ilaç natyral kundër anemisë
Përgatisni një masë prej gjysmë kilogrami mjaltë dhe gjysmë kilogram arra të bluara dhe lëng limoni. Të përzihet gjithçka mirë dhe konsumojeni atë tri herë në ditë nga një lugë.
Shtypja e lartë e gjakut
Te problemet me shtypje të lartë të gjakut sugjerohet që për çdo ditë të përzieni 100 gramë arra dhe 100 gramë mjaltë. Këtë metodë përsëriteni për 45 ditë.
Dhimbjet e kokës
Jo vetëm se janë të shijshme, por kombinimi i mjaltit me arra është vërtetuar se ndihmon në shërimin e dhimbjeve të kokës dhe pagjumësinë.
Të thatit në lukth
Te ky problem nevojitet të përgatisni qumështin e arrave me mjaltë. Përgatitja është e thjeshtë: 20 gramë arra të bluara i përzieni me ujë të ngrohtë, mbas ti keni përzier mirë, shtoni dy lugë mjaltë dhe çdo gjysmë ore para ushqimit, konsumoni dy deri në tri lugë.