Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Çfarë na pret pas pak orësh? Meteorologia tregon befasitë e motit

Prej dy ditësh, i gjithe vendi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të mesëm e të lartë.

Sinoptikania e “Meteoalb” tha se reshjet e shiut do t’ja lënë vendin atyre të borës, kryesisht në zonat malore pasi do të kemi që prej mbrëmjes së sotme edhe rënie temperaturash.

Sipas saj, “Ka nisur përmirësimi i kushteve të motit që në mëngjes. Do ketë kthjellime deri pasdite ku fuqizohen sërish reshjet. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes do ketë reshje mesatare deri në intensive në gjithë territorin e vendit.
Por, mëngjesi i nesërm do sjellë një përmirësim të motit. Reshjet do jenë të pakta. Që sot pasdite pritet edhe rënie temperaturash.

Në zonat verilindore dhe lindore nga Kukësi në Pogradec priten reshje bore. Vlerat minimale arrijnë në -6 dhe -7. Vlerat më të ulëta regjistrohen të mërkurë dhe të enjte. Në Tiranë temperaturat arrijnë në 0 ose -1 gradë”,- shtoi ajo.