Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Çfarë ndodh nëse shtoni uthull molle dhe sodë buke brenda në wc

Dita e dielë njihet tradicionalisht si dita e pushimit, por jo gjithmonë ndodh kështu. Me siguri shumë prej jush janë zgjuar që pa gdhirë dhe i janë futur siç thotë populli, kokë e këmbë pastrimit të shtëpisë. Lecka, fshesa dhe detergjentët nëpër këmbë janë disa prej imazheve që nuk mungojnë në asnjë familje shqiptare gjatë të dielës.

Dhe pasi keni larë e pastruar pjesën më të madhe të shtëpisë, është radha e tualetit. Për shumë njerëz, ky është momenti më i pakëndshëm edhe pse janë të ndërgjegjshëm që tualeti është një ndër ato zona të shtëpisë ku kontakti me bakteret dhe infeksionet është gjithmonë i pranishëm. Kjo është arsyeja që i duhet kushtuar rëndësi maksimale higjienës së tij.

Ndonëse solucionet larëse mbajnë larg bakteret, thuajse të gjitha përmbajnë kimikate toksike që ndotin ajrin e brendshëm dhe janë të dëmshme për shëndetin. Prandaj mundohuni të reduktoni sa më shumë përdorimin e tyre. Nëse po pyesni veten se me çfarë duhet pastruar, përgjigjien e gjeni tek produktet natyrale. Në këtë artikull do ju tregojmë një truk shumë interesant si të lani dhe dizenfektoni wc-në dhe shkarkuese e ujit vetëm me dy produkte.

Përbërësit : 200 ml uthull molle 1 gotë uji), 2 lugë gjelle sodë buke dhe 1 furçë për larjen e wc-së.
Zieni fillimisht uthullën e mollës. Pasi të ketë vluar hiqeni nga zgjarri, lëreni të ftohet pak dhe shtoni në tenxhere 2 lugë gjellë sodë buke. Përziejeni sodën derisa të tretet plotësisht. Hidheni këtë lëng në shkarkuesen e ujit, brenda në wc dhe në zonat anësore të saj. Lëreni të veprojë për disa orë. Theksojmë që shkarkuesja e ujit duhet të jetë plot me ujë. Më pas zbrazeni dhe me ndihmën e furçës lani pjesën e brendshme të saj dhe wc-së. Më pas shpëlajeni. Do të vini re që njollat e mykut brenda shkarkueses së ujit dhe wc-së janë zhdukur plotësisht. Ky truk shërben gjithashtu për ta dezinfektuar dhe larguar gjithë mikrobet e mundshme.