Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Cfare ndodh nese sperkatni miell ne nje lavaman. Do tju surprizoj kur ta provoni

Sa herë kemi dëshiruar të qëndrojmë para lavamanit dhe të kënaqemi me pastërtinë e tij , ndërsa në realitet jemi ballafaquar me njollat e ujit, të ilaçit së larjes së enëve dhe ushqimit? Madje edhe materiali kërkon pastrim të rregullt. Shumë mjete komerciale për pastrim janë tepër të vrazhda dhe kanë aromë të fortë të cilën vështirë e përballojmë.

Fatmirësisht, ekzistojnë disa mjete natyrale të cilat mund t’i përdorni si alternativë. Një ndër to nuk kushton pothuajse asgjë dhe me siguri e keni në dollapin tuaj të kuzhinës.

Fjala është për miellin.
Mielli me siguri nuk do t’ju kishte shkuar në mendje si mjet për pastrim, mirëpo mund të pastrojë enëlarësen tuaj deri në perfeksion. Mielli vepron si abraziv i butë i cili eliminon njollat, por nuk e gërvisht sipërfaqen e lavamanit. E gjitha që duhet të bëni është që të spërkatni në lavaman mjetin për pastrim të cilin e përdorni rregullisht, mund të përdoret edhe uji i nxehtë me ilaçin e enëve.


Kur të lyeni me këtë lavamanin, do të eliminoni ndotjen sipërfaqësore. Pastaj, fshijeni lavamanin me një peshqir derisa të eliminohet e tërë lagështira. Hidhni miell nëpër sipërfaqe të enëlarëses, merrni një peshqir dhe me lëvizje rrethore shpërndajeni në sipërfaqen e lavamanit.

Do t’i japë shkëlqim të mrekullueshëm dhe pastaj përfundimisht mund ta shihni në enëlarësen tuaj pa njollat e mërzitshme të ujit.