Arbana Osmani, drejtuesja e BigBrother Vip është futur brenda shtëpisë së banorëve ditën e sotme.
Ka qenë mikesha e saj, Xhemi Shehu ajo që ka ndarë në Instagram një video ku Arbana shihet brenda dhomës së ndenjes duke ngrënë diçka në dorë, teksa banorët nuk janë të pranishëm aty.
Nuk dihet nëse kjo hyrje e Arbanës ka të bëjë me provën e javës ku banorët nuk duhet të reagojnë për asgjë të çuditshme që ndodh gjatë këtyre ditëve.