Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Çiftet që bënë tatuazhe pastaj ndahen: Ja 7 VIP-at shqiptar që u ka ndodhur

Askush nuk e mendon ndarjen teksa jetohet një histori dashurie, madje dashuria e madhe për njëri-tjetrin shtyn shumë çifte të bëjnë tatuazh emrat e partnerëve ose fytyrat e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me disa VIP-a shqiptarë të cilët kanë vendosur të gdhendin dashurinë për partnerin ose partneren në trup, por më vonë janë ndarë e me siguri janë penduar.

E nisim me rastin më të fundit, ndarjen e Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Prej vitesh Roberti emrin e Norës e ka tatuazh në krahë me shkronja të mëdha. Pas ndarjes, jemi kuriozë nëse Roberti do e heqë tatuazhin apo do e mbajë si kujtim të dashurisë së tyre 13-vjeçare.

Ndarja e Morena Tarakut dhe miliarderit iranian. Në vetëm pak javë lidhje, dyshja vendosi të bëjë emrat e njëri-tjetrit tatuazh në krahë.

Por nuk zgjati shumë dhe së fundmi janë ndarë ndërkohë që emrat i kanë ende të gdhendur si shenjë dashurie. Ç’do bëhet me tatuazhet tani pas ndarjes?

Emrat e njëri-tjetrit kanë shkruajtur gjithashtu edhe Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj në gishtin ku vendoset rrethi i martesës.

Mirëpo vitin e kaluar ata u divorcuan dhe siç kemi parë nga fotot e publikuara nga Jonida, ajo tashmë tatuazhin e fsheh duke mbajtur një unazë të madhe.

Dafina Zeqiri është përfolur shumë për lidhjet e dashurisë, por vetëm njërit ajo i ka kushtuar tatuazh. Këngëtarja ka shkruar shkronjën e parë të emrit të Krenar Çoçajt kur ata ishin në një lidhje.

Pas ndarjes Dafina u mundua ta mbulojë duke bërë një tatuazh kafkë, por shkronja “K” duke ende.

Dashurinë e madhe e ka shprehur duke gdhendur emrin e saj në trup edhe ish-i dashuri i Adelina Tahirit. 5 vite më parë këngëtarja ishte në një lidhje me një djalë identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, por ai i kushtoi Adelinës një tatuazh me emrin e saj.

Sot ata janë ndarë dhe Adelina siç dihet është martuar me avokatin maqedonas.

Ndërsa Noizy prej vitesh mbante në krah portretin e mamasë së Leandrës, vajzës së tij.

Siç dihet ata janë ndarë dhe vitin e kaluar reperi e hoqi këtë tatuazh. Në vend të tij ai pikturoi një mikrofon dhe kurorë.

Edhe Xheni e BB gjatë kohës kur ishte e lidhur me Benardin, dashurinë për të e shprehu me një tatuazh në krah ku shkruante “Ti për mua, unë për ty”. Çifti u nda pas disa muajsh ndërsa Xheni vazhdon ta ketë ende tatuazhin./Xing.al