Një tjetër çift është shokuar nga një faturë e kripur nga një bar famëkeq në ishullin grek të Mykonos.
Të sapomartuarit kanadezë Alex dhe Lindsay Breen, të dy 30 vjeç, u shokuan nga fatura 400 euro (410 dollarë) në barin DK Oyster për një ‘ngrënie të shpejtë’ teksa ishin në muaj mjalti.
Atyre iu desh të paguanin shumën e majme pasi porositën vetëm një birrë, një koktej dhe një pjatë me midhje.
Stafi i restorantit u kishte dhënë atyre një menu pijesh që nuk listonte çmimet. Çifti pohon gjithashtu se në vend që t’i paraqiste faturën në tavolinë, Aleks u dërgua në një dhomë të pasme për të paguar dhe kur ai kërkoi sqarim, ata i treguan ekranin e kompjuterit të tyre i cili ishte i gjithi në greqisht.
Lindsay thotë se burri i saj e pagoi faturën pa u grindur pasi donte të shmangte një konfrontim. “Ai definitivisht ndihej i frikësuar dhe është djalë miqësor, kështu që edhe nëse fatura do të ishte dyfish, ai ndoshta do ta kishte paguar për të shmangur ndonjë problem”.
Faqja e Tripadvisor e DK Oyster është e mbushur me komente me një yll dhe gjithashtu ka klientë që pretendojnë se kanë përjetuar trajtim të ngjashëm si Lindsay dhe Alex.