Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Çmimi i naftës kap shifra rekord, shikoni si pergjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me çmimin naftës në vend, i cili ka kapur shifra rekord, duke shkuar në 230 lekë.

Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në faqen e tij në Facebook, i cili pyeste se çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe a ka një kontroll. Në përgjigjen e tij, kryeministri shkruan se bota është në luftë duke ju referuar konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Rama shton se Rusia është eksportuesi më i madh i naftës dhe për këtë arsye çmimet po rriten.

Sipas Ramës, Qeveria nuk e kontrollon dot nuk e kontrollon dot çmimin e naftës psi tregu është i lirë, ndërsa atë të energjisë po, prandaj ky i fundit nuk është rritur.

Komentet:

Elion Tahiri: Çfarë po ndodh me çmimin e naftës dhe miellit, si është e mundur që nuk ka njeë kontroll peër keëto gjera? S’është e drejtë të rriten çmimet në çdo sekondë, duhet të keni një zgjidhje për këtë.

Edi Rama: Elion Tahiri po bëhet luftë, luftë prej vërteti,.. kjo po ndodh. Dhe po te ishte i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria, do e kishte ndonjë qeveri ne Europë, ku çmimet po rriten edhe më frikshëm se ketu, ndërkohë qe ketu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikërisht sepse shteti qe e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat që shiten e blihen nga privateët, po e mban me dhëmbe kur i thonë llafit, pikeërisht qe të lehtesoje sadopak familjarët!

Qe s’është e drejtë kjo nuk diskutohet, po s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në të gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Europë i gazit, naftës dhe grurit, por ama nga ana tjetër s’ka se si të mos e marrim edhe ne bashkë me tërë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve kundër një agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mësuar më shumë se një herë që kush mbyll sytë kur i vjen tjetrit lufta në shtëpinë e vet, shumë shpejt e ka luftën në shtëpinë e tij!