Rritja e cmimit te naftes do te reflektoje tek te gjitha ushqimet dhe ato do te pesojne rritje.
Keshtu ka ndodhur dhe me cmimin e vajit ku me shumicë të jetë 317 lekë dhe me pakicë nga supermarketet 321 lekë për litër.
Nese nafta do te kete ulje apo ngritje te cmimit dhe vaji do te kete luhatje ne cmim.
Bordi i transparencës për kontrollin e çmimeve të shportës mbajti të pandryshuara për dy javë në mars çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit. Për tregtarët e shumicës çmimi i përcaktuar nga bordi i transparencës ishte 299 lekë dhe për shitjet me pakicë 305 lekë për litër.
“Marzhi i fitimit i përcaktuar nga bordi për produktin e vajit të lulediellit është shumë i ulët te biznesi i vogël. Ne furnizohemi nga pikat e shumicës të cilat na i sjellin vetë mallin në dyqan dhe për çmimin jemi në varësi të tyre.
Javën e kaluar vajin e lulediellit e kemi blerë me shumicë me çmim 299 lekë për litër. Nëse do ta shesim këtë furnizim 305 lekë marzhi i fitimit është shumë i ulët, pasi edhe ne kemi taksa për të paguar.
“Problematika e vajit do të vazhdojë dhe kjo vjen për shkak të çmimeve. Çmimet e vajit sot në Greqi janë 4,5 euro për litër. Kjo po ndodh në Itali, Francë, Gjermani dhe vende të tjera. Edhe sasitë e furnizimeve janë të limituara nga vendet europiane”, nënvizoi ai.
Ndaj ne javet ne vazhdim cmimi do te luhatet dhe pritet te rritet serisht.