Mbasditja e sotme është shoqëruar në debate të shumta mes Granitit dhe pjesës tjetër të banorëve.
Ai ka diskutuar lidhur me faktin se sa e ka penalizuar afërisa me Fifin dhe se sa i lirë është ai në veprimet dhe sjelljen e tij.
“Mos më fol më sepse po te penalizoj, ta tha dhe mamaja jote”,- i tha e përlotur Fifi një mbrëmje më parë.
Banorët i kanë këshilluar atij të shkëputej pak nga kjo marrëdhënie dhe të ndihet pak më i lirë për të shijuar pak më shumë eksperiencën e tij.
Graniti këmbënguli se të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve.
Pas kësaj përballjeje tepër tensionuese, Graniti ka vendosur në heshtje të bëjë gati valixhet dhe të kërkojë daljen nga shtëpia.
Ishte Sabiani ai që këmbënguli fortë që Graniti të mos largohej, së bashku me Ilirin dhe Monikën, duke bërë që konkurenti nga Kosova të zgjidhte si përfundim të qëndronte.
Por pavarësisht vendimit për të qëndruar, marrëdhënia e tij me Fifin duket e tensionuar, ndërsa dhe këngëtarja është parë duke qarë gjatë gjithë kohës.