800 raste të reja, 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID-19. Ky ka qene bilanci i bere publik nga Ministria e Shendetesise.
Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndersa
në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë.
NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit.
Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.