COVID-19 tani më nuk po kursen as të rinjtë. Kushtrim Sylaj nga Mazniku i Deçanit është i riu i radhës që e pësoi nga infektimi me koronavirus.
Lajmin për Kushtrimit e ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj.
“Lajm i hidhur! Kushtrim Sylaj nga Mazniku i Deçanit humb jetën me COVID-19.
Ishe këngëtar i spikatur e pika e djalit! Kështu do të kujtojmë!
Lutemi për shpirtin tënd”, shkroi Selmanaj në Facebook.