Covid-19/ Mjeku Pipero jep lajmin e keq: Nga mesi i prillit do të nisin ditët e vështira, pritet të

Në një intervistë për “ABC News”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se fillimi i muajit Prill mund të sjellë rritje të rasteve me Koronavirus. Kjo për shkak të grumbullimeve në aktivitetet politike.

“Mendoj që për shkak të eksp ozimit në disa aktivitete publike si festa e verës, apo aktivitetet politike për shkak të fushatës elektorale, në gjysmën e parë të prillit do kemi rritje të numrave. Fundi i prillit do na gjejë me shumë më pak pacientë në spital”, tha Pipero.

Më tej, mjeku u shpreh se ndonëse intensiteti i pandemisë ka rënë, virusi paraqitet më ag resiv.

“Edhe pse intensiteti i pandemisë ka rënë, rastet janë më të rënda. Ndoshta edhe për shkak të një agresiviteti të shtuar të virusit në moshat e reja”, deklaroi ai.