Tiranë- Është zyrtare. LSI LSI ndryshon emrin: Do quhet Partia e Lirisë!
Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë publik emrin e partisë që themeloi në vitin 2004 nga LSI në partia e Lirisë. “Ju ftoj nga partia e LSI-së në partinë e Lirisë, Sovranitetit dhe Referendumit”, tha Meta.
Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se duhen shpallur non grata rilindja mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu për të zhbërë pazaret e 17 Majit.
“Mos shisni votën, mos tradhtoni më Ilir Metën dhe Kushtetutën. Ai Dvorani nuk ka asnjë gramë gjak shqiptari. Është një mercenar si shumë mercenarë të tjerë. Thonë po pse po i hyn kësaj lufte. Çfarë të duhet ty, çfarë do fitosh ti.
Atdhetarët hyjnë në të gjitha betejat që i kërkon vendi dhe historia. Dhe ka beteja për të cilat nuk ia vlen vetëm që të humbësh por luftën ta bësh deri në fund. Ia vlen edhe të vdesësh. Sot me besa besë, me gjithë Shqiptarët e ndershëm të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 Majit.
Prandaj nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për të kërkuar që të tregojmë të gjithëve atyre shqipfolësve gjakprishur që nuk kanë lidhje me ne dhe gjithë botës se ne jemi një popull me dinjitet dhe një popull europian. Një popull që kjo mafie për interest e saj dhe të asaj mafies ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe si një bazë për krimin e organizuar. Të themi që ky është vendi ynë. Është një vend me të cilin askush nuk mund të luajë. Kemi vetëm një rrugë. Kjo rrugë është referendumi. Shpata mbi oligarkët e pangopur.
Prandaj e di që ju jeni këtu si përfaqësues të LSI keni nostalgji për LSI por nuk besoj se keni më shumë se unë. LSI bëri çdo gjë edhe për liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit kandidat. Por e dimë se ku jemi. Tani ka vetëm një rrugë, referendumi, Vetëm ai është garancia që Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Kemi parë si shiten dhe blihen politikanët. Dhe mos harroni atdheun. Fëmijët tuaj dhe fëmijët tanë. Atdhe nuk gjen dot jashtë”, tha Meta.