Ushtria amerikane ka publikuar videon kur raketa kineze Long March 5B depërtoi në atmosferën e tokës dhe fatmirësiht ra më pas ra në Oqeanin Indian duke mos shkaktuar asnjë dëm në zona të banuara.
Raketa që shkaktoi ankth në mbarë botën hyri në atmosferë në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku pjesë më e madhe e saj u shkatërrua nga shpejtësia e madhe.
Ajo ra në oqean, në një zonë shumë pranë Maldiveve. Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor, por doli nga kontrolli dhe shkaktoi panik për disa ditë me radhë.