Pasi dëgjoi zërin e vëllait të tij binjak, për Donaldin surprizat nuk kanë përfunduar akoma.
Pasi tregoi momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tij, ai gjeti prindërit e tij që e prisnin në oborr.
Nga ky takim Donaldi nuk i mbajti dot as lotët teksa pyeste i përmalluar prindërit nëse janë mirë apo jo.
‘’Jemi mirë dhe vazhdo lojën tënde i qetë. Mos dëgjo askënd’’,- i thanë ata.
Babai i tij nuk kishte harruar as t’i sillte një copëz nga qyteti i tyre, pak peshk.