Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha eshte shfaqur sot per here te pare pas daljes ne deklaraten e pranimit te humbjes se zgjedhjeve.
Ai duket i vendosur që të mos japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike, pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.
Të gjithë demokratëve që i kërkojnë dorëheqjen e tij, Basha iu përgjigj me një fjali për Report Tv.
“Beteja do të vazhdojë deri në fitore”, tha Basha për gazetaren Danjela Maloku.
Ky është reagimi i parë i Bashës, pas zërave të shtuar kundër tij.