Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Deti 6 ballë dhe shtrëngata shiu, rikthehet furishëm dimri duke filluar nga kjo dite: Zonat që rrezikojnë

Ndërkohë që po kalojme temperatura të ngrohta dhe diell duke menduar se dimri i ftohte iku, fillimi i javës do të bëjë ndryshimin e madh duke na rikthyer në dimrin e vertete.

I gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu duke filluar nga e diela në mbrëmje deri të premten e javës së ardhshme.

Rrjedhimisht, përmirësimi i situatës në zonat e përmbytura do të mbetet në mes.

Meteoalb bën me dije se intensitete të larta të reshjeve priten orët e para të së hënës, mbrëmjen e së martës dhe gjatë gjithë ditës së enjte.

Gjatë së hënës do të ketë edhe kthjellime në Qendër dhe Jug, të mërkurën kthjellimet disa orëshe shfaqen edhe në veri të vendit ndërsa e premtja sjell kthjellime në gjithë Shqipërinë, kthjellime që do të qëndrojnë përkohësisht në vend.

Një përmirësim i situatës pritet pas datës 14 shkurt, përmirësim i cili shoqërohet edhe me rënie të temperaturave.

Problematike, nga e diela deri mesditën e së hënës paraqitet era që do të arrijë shpejtësi prej 80 km/h në det të hapur duke gjeneruar dallgëzim mbi 6 ballë ndërsa 4-5 ballë pritet dallgëzimi në brigjet detare të Jonit dhe më pak në Adriatik.

Pasditja e së hënës dobëson erën në det megjithatë do të ketë herë pas here shkulme të forta ere gjatë rrebesheve në zonat lindore të Shqipërisë.

Nga stuhi të forta ere me rrebeshe shiu do të përfshihen edhe vendet fqinjë Mali Zi, Kosova, Maqedonia Veriore si edhe Veriu i Greqisë.