Moti i keq vazhdon ende në Itali dhe orët e ardhshme do të jenë gjithashtu të vështira në zona të ndryshme dhe pritet qe shirat te vijn drejt vendit tone pasi dita e hene ne Shqiperi pritet te jete me reshej shiu.
Bazuar në parashikimet e disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile në marrëveshje me rajonet e përfshira ka lëshuar një par’alajmërim të ri për kushtet e pafavorshme të motit.
Ala’rmi është lëshuar për në Veneto, Friuli Venezia Giulia dhe Bolzano. Nga mbrëmja pritet që të nisin reshjet e dendura të shiut, si dhe stuhitë në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzano dhe Friuli Venezia Giulia.
Reshjet e shiut do të zëvendësohen nga ato të borës në lartësitë 800-1000 metra. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.