Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Dieta për diabetin e tipit 2 – Ja se si ngrënia mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak

Diabeti është një gjendje nga e cila vuajnë miliona njerëz në mbarë botën. Një dietë e varfër mund të ketë efekte shkatërruese për ata që vuajnë, ndërsa një plan dietik i mirëfilltë mund të jetë shumë i dobishëm.

Në dekadat e fundit, dietat ketogjenike (KD) janë bërë shumë të njohura për të humbur peshë dhe po qëndron në krye të listës së dietave për vite me rradhë.

Këto qasje dietike janë efektive për humbjen e peshës dhe gjithashtu mund të ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak te diabetikët e tipit 2 .

Dieta ketogjenike kufizon rëndë karbohidratet, dhe kjo nga ana tjetër e detyron trupin të shpërbëjë yndyrnat për energji. Procesi i përdorimit të yndyrës për energji quhet ketozë, e cila prodhon një burim karburanti të quajtur ketone.
Kjo dietë i lejon trupit të mbajë nivelet e glukozës në një nivel të ulët, por të shëndetshëm.

“Dieta ndihmon në djegien e yndyrës së trupit dhe për këtë arsye ka avantazhe të veçanta për ata që kërkojnë të humbin peshë, duke përfshirë njerëzit me prediabet ose ata që janë në rrezik të diabetit të tipit 2.”

Kështu ngrënia e një diete më të shëndetshme ndihmon një person të kontrollojë sheqerin në gjak, të menaxhojë peshën dhe të kontrollojë faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si presioni i lartë i gjakut dhe yndyrnat e larta të gjakut. shiko.news