Dimëri ashpër vazhdon në Shqipëri/ Dëbora shkon mbi 30 cm në këto vende

Shqipëria vijon të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore të dendur. Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Kjo ka sjellë një situatë të pë rkeqësuar në qarkun e Kukësit ku në disa zona dëbora ka shkuar në 30 cm.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 06.03.2022 është si më poshtë;

Situata e motit është shoqëruar me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Lartësia borës së re në Shishtavec 30 cm, në Valbonë 30 cm dhe në Qafë Prushi Has 25 cm.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun, përveç Nj.Ad Malzi bashkia Kukës, fshati Geghysen Nj.Ad Fierz e Nj.Ad Margegaj bashkia Tropojë.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.