Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Djali i pasur me prinder te divorcuar, ja cilat jane te fshehtat e Sajmirit qe kerkon nuse ne televizion.

Tashme beqari me i njohur shqiptar eshte nje princ modern qe po rremben zemrat e shume vajzave dhe eshte prezantuar nga Alketa Vejsiu ne emisionin “Love story”.

Saimir Kasemi eshte djaloshi simpatik qe vjen nga Gjermania e do te gjeje nuse shqiptare ne emisionin televiziv ku i fton 18 vajzat qe te dalin ne takime romantike me te.

Nje ish futbollist dhe nje biznesmen qe jeton mes Gjermanise e Shqiperise si financier dhe sipermarres me shume biznese, Saimiri po ndjek mesa duket keshillen e te emes per te gjetur nje nuse shqiptare por do te beje kete ne sy te botes.

Gjatë klipit prezantues, folën për këtë vendim të tij dy prindërit dhe motra më e vogël, e cila i këshilloi vajzat që ta kenë kujdes vëllain, edhe pse në fillim nuk ishte dakord që ai të merrte pjesë në një format të tillë.

Ndërkohë, e ëma, një bionde shume terheqese, u shpreh se edhe pse djali jetonte i vetëm, ajo sërish nuk rrinte pa i gatuar kekun e tij të preferuar apo pa i bërë gati valixhen kur ai nisej për një udhëtim, si ky i fundit në Tiranë, ku misioni i tij është të gjejë gruan e jetës.

Nga ana tjetër, babai, të cilin Saimiri e cilësoi modelin e tij, u shpreh se me të birin janë më shumë si shokë sesa si babë e bir. Por edhe pse nga produksioni nuk u përmend fakti që Saimiri është djali i dy prindërve të divorcuar, në klipin e transmetuar në ekran, ra në sy që intervistat prindërit e tij i dhanë të ndarë dhe nga ambiente të ndryshme.

Megjithate Saimiri si tip, konsiderohet një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me shpirt të ndjeshëm dhe empatik. Duket se është eksplorator i realiteteve të reja, dhe i ka rënë përqark botës si edhe e adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie, por beson fort te dashuria e vërtetë.

Familja beson se djali mund te kthehet ne shtepi me nje vajze shqiptare edhe pse ne emision ka filluar te kete debate mes vajzave