Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Djali me nusen rreh nenen e tij duke e shtrir ne toke

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është rrah nga i biri dhe bashkëshortja e tij.

E moshuara ka pretenduar se është dhunuar nga djali dhe nusja e tij për të disatën herë radhazi, teksa është shfaqur në një video e shtrirë në tokë pas dhunës që pretendon se ka ushtruar mbi të nusja dhe i biri.

E moshuara ulëret nga dhimbjet, teksa mbesa e filmon për të pasur sa më shumë prova. Emisioni me Zemër te Hapur ka pasur një komunikim me nusen dhe familjarë të saj te cilët kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen.

Ata shprehen se nuk e kanë dhunuar as nusja dhe as djali por se ky është një lloj presioni dhe provokimi pasi shkak i gjithë këtij konflikti është shtëpia, që sipas nuses dhe djalit është pronë e tyre. Ata shprehen se e moshuara ka inskenuar ngjarjen për të përfituar këtë banesë dhe ndërkohë inskenoi dhunën dhe djali i saj u arrestua ditën e djeshme edhe pse ai vuan nga një sëmundje e rëndë e cila mund ti marr jetën nga momenti në moment.