I ftuar në një intervistë, Erion Braçe zbuloi detaje shumë interesante, teksa u shpreh për politikën, dhe jo vetëm.
Ish-zëvendës kryeministri, u shpreh lidhur me largimin e tij nga posti. Ai tregoi se kur puna të kthehet në karrige, duhet të ndërrosh punë. Ai gjithashtu tha se nuk ka kërkuar ndonjëherë karrige në Partinë Socialiste, as karrige pushteti ekzekutiv dhe as brenda partisë.
Momenti më pikant i intervistës ishte drejt fundit, teksa u pyet nëse do ta ftonin të ishte pjesëmarrës i “Big Brother Vip” a do të pranonte?!
“Kemi qeshur shumë me Arbanën, se më tha a do të vish opinionist këtu, dhe unë qesha ajo qeshi… Thashë s’ka mundësi po tallet…”, tha Braçe.