Gjatë spektaklit të mbrëmshëm u vendos një klip ku tregonte për qëndrimin e këtyre ditëve të Iglit.
Në atë klip disa banorë kishin shprehur mendimin e tyre në lidhje me Iglin,ku Monika ishte një ndër to duke e bërë Iglin të ndihet keq në lidhje me ca xheste që nuk ishin aspak te hijëshme.
Duket që Igli nuk i ndie aspak mirë duke mos i folur fare aktores.
Ajo i kërkon atij të flisnin 10 minuta duke u pëpjekur që ta sqaronte keqkuptimin,por Igli i prekur i thotë: Ti thjesht nuk e kupton dot cfarë ke bërë.
Monika nga ana tjetër i kërkon falje dhe i thotë nuk donte që të mërziste askënd.
“Të përgjërohem,të kërkoj falje.Unë kam një vajzë dhe jap gjithçka që ti të më besosh.Ti je tjetër gjë për mua në sytë e mi dhe unë kurrë nuk lëndoj njeri”,-thot ajo.
Igli edhe pse i prekur e pranoi ndjesën e Monikës duke i thënë që kur të dilnin nga shtëpia do pinin dhe një kafe së bashku.