Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Do i dashurojmë apo do i braktisim? Instagram dhe Facebook gati për ndryshime drastike!

Bëhuni gati për ndryshime të mëdha në rrjetet sociale! Mark Zuckerberg ka zbuluar një seri ndryshimesh në platformat sociale, përfshirë Instagram dhe Whatsapp. Këto ndryshime në dy prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, vijnë si një përgjigje për të gjithë kritikat të mbërritura në adresë të Zuckerberg se po cenon privatësinë e përdoruesve. Siç shkruan BBC, kompania ka në plan të parë privatësinë e përdoruesve. Në konferencë, Zuckerberg tha se ka punuar shumë për të rifituar besimin duke i cilësuar këto ndryshime si “madhore” në mënyrën se si do të funksionojnë kompania tani e tutje.

Por cilat janë ndryshimet që do të pësojnë këto dy platforma?

1. Mesazhet e dërguara në Messenger do t’i përkasin vetëm përdoruesve të përfshirë në bisedë. Kompania nuk do t’i lexojë më. Messenger do të integrohet me WhatsApp

2. Në Instagram ndjekësit tanë nuk do të shohin më se sa “like” ka një foto. Vetëm pronari i llogarisë do mund të shohë se sa i është pëlqyer fotoja e tij.

3. Përmbajtja e mesazheve do të jetë “më kalimtare”. Që do të thotë se nuk do të ketë mesazhe që do të ruhen për një kohë të gjatë.

4. Do mund të bëhen pagesa nëpërmjet WhatsApp

5. Facebook do të ridizenjohet. Bluja do të nis të zhduket pak, ndërsa do të dominojë e bardha.

6. Instagrami nuk do të jetë i programuar vetëm për foto, por do të ofrohet mundësia për të shpërndarë tekst, pikturë, emoji.

E ardhmja do të jetë privatësia…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *