Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Do ngushtonte stomakun. Humb jetën 54-vjecarja ne Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private.

JOQ ALBANIA ka mësuar se mjeku që ka kryer këtë ndërhyrje quhet Ilir Shani, shefi i shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por edhe pronar i klinikës private ‘Villa Alba’ ku ka ndodhur ngjarja tragjike.

Sipas burimeve, gruaja 54-vjeçare ka qenë duke kryer një ndërhyrje për ngushtimin e stomakut, kur gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka proceduar në gjendje të lirë mjekun Ilir Shani i cili akuzohet për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Sipas njoftimit të policisë, autoritetet kanë nisur një procedim penal ndaj mjekut Ilir Shani, i cili po kryente operacionin në momentin e incidentit.

Për momentin, hetuesit po shqyrtojnë shkaqet e vdekjes dhe po mbledhin prova për të përcaktuar përgjegjësinë e tij, por banorët e Durrësit janë të tronditur nga kjo ngjarje pasi doktori Ilir Shani është denoncuar edhe më parë për shërbimet private që ofron gjatë orarit të punës në shtet.