Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Donaldi dhe Beatrix i japin fund lidhjes ende pa nisur? Situatë e pakuptimtë mes tyre, aktori nuk heq dorë nga Bora

Donald Veshaj doli i dyti nga shtëpia e Big Brother duke humbur finalen e madhe përballë Ilirit. Vlonjati kishte besimin se do ta fitonte, pavarësisht se në deklaratën e tij pas daljes tha se kishte pasur parandjenjën që Iliri do të ishte fituesi.

“Të them të drejtën, kisha një parandjenjë që nuk do të isha unë fituesi i Big Brother Vip. E shijova dhe ishte një eksperiencë fantastike për mua”, – tha ai në dalje.

Donaldi mori një surprizë shumë të bukur nga Trixa në finalen e madhe. Ajo këndoi për të dashurin e zemrës, ndërsa Donaldi i tha: “Pse nuk erdhe në darkë? Do të flasim jashtë”.

Një fjali që la vend për dyshime për ecurinë e marrëdhënies së tyre. Donaldi doli nga Big Brother dhe u largua së bashku me Romeon e Trixen dhe nga festa.

Dyshja në fakt nuk dihet nëse janë bashkë apo jo. Donaldi e ka shijuar lirinë me Romeon e miqtë e tjerë. Ai është parë në krah të Mozzik.

Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në një nga clubet e Tiranës me Elgit Dodën, Romeon e Fifin. Aty ishin dhe Einxhel, Pm and Dj Dagz, por Trixa nuk ishte askund. Të dy nuk kanë publikuar asnjë foto që prej momentit që kanë dalë jashtë shtëpisë.

Ndërkohë që ajo që e komplikon edhe më shumë situatën e tyre, është llogaria në Instagram e Donaldit, ku ende ruhen kujtimet me Borën. Aty janë ende postimet e puthjes së famshme mes tij dhe moderatores, por edhe momenti kur Donaldi i dërgon asaj varëse, në datën e përvjetorit të tyre, shkruan noa.al.

Fansat ndërkohë kanë hedhur qindra komente në postime, duke kërkuar një rikthim të çifit. Nuk dihet ende se cila do të jetë lëvizja e radhës e Donaldit, apo ende do të tentojë të luajë me dy porta.