Rudina Dembacaj është përfshirë në debatin e ndezur së fundmi në opinionin publik, që ka ndarë në dy kampe mbështetësit e lidhjes Donaldi-Beatriks dhe ata që janë zhgënjyer nga sjellja e aktorit, për shkak të raportit që ai u përfol që në nisje të Big Brother me Bora Zemanin, me të cilën ka muaj i ndarë.
Ajo ka dhënë mendimin e saj në një përgjigje për ndjekësit në Instastory.
“Në fakt qesha shumë kur ca njërëz bënin “moral” kundër Donaldit ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kan lënë gjëëëë… Qesha me lot.
Bora yll.
Trixa yll.
Donaldi gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani”, ka komentuar aktorja.