Një pjesë e dosjes së arrestimeve për shkak të detyrës të disa efektivëve në Tiranë është bërë publike nga mediat. Mësohet se këta efektivë kanë përdorur funksionin e tyre për interesa personale, e kështu njëri prej tyre i fiksuar pas një vajze i ka kërkuar ndihmë kolegëve të tij të gjejnë të dhëna për të nëpërmjet targës së makinës.
Efektivi Jon Burri është fiksuar me një vajze në lavazh teksa ka telefonuar kolegun e tij Durim Murja për emrin e pronares së automjetit. Fillimisht ky i fundit ka hezituar por më pas i ka kërkuar koleges së tij Matilda Hamollari, e cila telefonon sallën operative të Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe nxjerr nxjerrin të dhënat e plota të automjetit me targa AB XXX CP si emrin e pronares A.C. dhe ia transmeton policit Jon Burri.
“Numri i shtetasit Durim Murja është vënë në përgjim me vendim gjykate. Në datën 09.08.2021 ora 17:00 këtë shtetas e telefonon kolegu i tij Jon Burri i cili i kërkon t’i japë të dhënat e plota për një automjet me targa AB XXX CP dhe pronaren e tij pasi e kishte parë në një lavazh dhe e kishte pëlqyer si femër. Fillimisht Durim Murrja stepet se për të bërë këtë veprim duhet krijuan një numër unik në sallën operative por më pas nëpërmjet koleges Matilda Hamollari, ku kjo e fundit telefonon në sallën operative të Komisariatit të Policisë Nr.1 nxjerrin të dhënat e plota të automjetit me targa AB XXX CP si emri i pronares A.C. dhe ja transmetojnë shtetasit Jon Burri. Është pyetur shtetasja A.C., e cila shprehet se nuk ka autorizuar askënd të hyjë në të dhënat e saj persona, ndihet e shqetësuar që ky fakt ka ndodhur dhe kërkon që të zbulohet e vërteta, Ngjarjen e konfirmojnë me thëniet e tyre shtetasit Matilda Hamollari dhe Jon Burri”,-shkruhet në dosjen e çështjes./JOQ-albania