Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Drejtori i Urgjencës jep lajmin e keq: Dua te ndaj me ju nje shqetesim qe …

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj eshte shprehur se javen e fundit jane shtuar perseri te infektuarit me koronavirus dhe po verejn gjera te reja qe si kishim kuptuar me pare.Jane tre dukuri te reja.

1.shtimi i rasteve në përgjithësi,

2.shtimi i të sëmurëve dhe prekja e moshave të reja që deri dje ishin të paprekura.

3. Brataj shpreh shqetësimin e tij në lidhje me rritjen e numrit të pacientëve si në banesa ashtu dhe në spital.

Ja dhe statusi i plotë:

Në këtë fluks lajmesh dhe informacioni gjithsecili prej nesh mundohet të mari atë që i afrohet gjykimit të tijë personal. Ne nxjerrim konkluzione në bazë të besueshmërisë që kemi në persona të identifikuar të besuar.

Megjithatë në çdo moment ka persona, grupime apo protagonizëm nga shumë njerëz që i shtyjnë këto lajme drejt përhapjes së tyre për një qëllim të caktuar, për interpretim personal ose forcë zakoni.

Seleksionimi i këtyre lajmeve bëhet nga secili prej nesh deri në momentin që nuk na prek personalisht. Nga momenti që jemi të prekur kërkojmë me fanatizëm të vërtetën, kërkojmë ndihmë, kërkojmë qetësi dhe siguri.

Jetojmë në një moment të vështirë të pandemisë. Sotë nuk dua të hyj në shifra apo përqindje thjesht të ndajë shqetësimin me ju.

Pa hyrë në analiza apo polemika, pa gjetur fajtorë siç e kemi zakon në Shqipëri, pa gjykuar doja të thoja se po vërehen tre dukuri në sfidën ndaj Sars-Cov2 që shkakton sëmundjen e COVID-19. Shtimi i rasteve në përgjithsi, shtimi i të sëmurëve, dhe prekja e moshave të reja deri dje ishin të pa prekura.

Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e numrit të pacientëve si në banesë po ashtu edhe në spital. Kalimi i infeksionit nga vatra të kontrolluara në transmetim komunitar.

Në këtë fazë të pandemisë a mund të bëjmë ne diçka më shumë për të parandaluar apo për të përmirësuar situatën e këtij infeksioni?

PO A kemi nevojë për masa drastike izolimi? JO Kush është mënyra më e mirë për të vepruar në këtë moment? RESPEKTIMI I RREGULLAVE. Pa tjetër që varet nga ne, thjesht të respektojmë disa rregulla të thjeshta.

Domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndofta është momenti që të ngrejmë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa mask. Ruajtja e distancës 1,5-2 metra në këto ambiente. Dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo ambienti të mbyllur pa përdorur doreza.

Karantinim dhe distancim fizik për të gjithë ata që rezultojnë të infektuar.

Dr. Skender Brataj.