Meghan Markle e do pa fund veten dhe këtë e ka treguar edhe në fjalimin e fundit për samitin e “One Young World”, ku në 7 minuta, e përmendi veten jo 1, as 2, as 15, por plot 54 herë!
Kritikët iu vunë menjëherë kundër, duke e akuzuar për egocentrizëm dhe jo më kot, pasi Meghan nisi të diskutonte të gjithë karrierën e saj që prej vitit 2014. Pastaj, foli për mëmësinë, arritjet, frikërat dhe se si një vajzë e vogël u kthye në një personazh kaq të lakuar publik.
“Dhe ja ku isha unë, vajza nga “Suits” (seriali në të cilin ka luajtur Meghan Markle). Unë isha e rrethuar nga liderët botërorë, humanistë, kryeministra, aktivistë, për të cilët unë kisha një admirim dhe respekt të thellë”, tha ajo. Më pas vijoi me, unë, unë, unë…siç e thamë për 54 herë!
Në një moment, u kujtua që samiti nuk ishte për Markle dhe u dha një mesazh të rinjve, duke përmendur një tjetër përemër vetor. “Ju jeni e ardhmja…Gjithashtu, ju jeni e tashmja” tha dukesha.
Gjithsesi, mesazhi (ndryshe nga fjalimi) është i qartë: Bëni ç’të doni, por ashtu si Meghan Markle, mendoni se jo vetëm një samit, por e gjithë bota rrotullohet rreth jush!
P.S.: Në rrëfimin e radhës, e dini fjalën magjike: “Unë”.