Për Alban Skënderaj dhe Miriam Canin 28 nëntori nuk është vetëm festa e Shqipërisë. Sot feston ditëlindjen edhe Ameli, vajza e çiftit të njohur. Në foton me urimin për të, Albani rrëfen se për herë të parë nuk do jetë me të në këtë ditë dhe kjo e ka prekur shumë.
“Dashuria e vogel dhe e madhe e babit.
Qe kur erdhe ti jeta s‘eshte me bardhe e zi!
Gjithsesi, sot jam i trishtuar sepse eshte hera e pare qe nuk do jem me ty per te festuar ditelindjen tende por ti, ke lindur ne nje dite te shenuar dhe une edhe pse me shume mall per ty do festoj e do kendoj kengen tende njesoj si te te kisha ne krahet e mia. Gezuar shpirti im. Te dua pafund”, shkruan Albani.
Sot këngëtari performon jashtë vendit, i ftuar në një koncert organizuar për festat e nëntorit. Më tej nuk mungoi as urimi për gjithë shqiptarët.
“Gezuar Festen e Flamurit te dashur bashkeatdhetare kudo ku ndodheni. Jetoni me nder e krenare per prejardhjen tuaj por ne te njejten kohe te gjithe pa perjashtim, ne te voglen e tone, me veprime konkrete, le te bejme me te miren qe atdheu yne te kete nje te ardhme te begate per brezat qe do te vijne”, shkroi Albani./revistawho