Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E bujshme! Vjen paralajmerimi, Rusia mund te sulmoje Shqiperine

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss u tha diplomatëve dhe gazetarëve në konferencën e sigurisë në Munich se nëse Perëndimi nuk e ndalon Moskën, Putini do të vijonte duke aneksuar ndoshta shtetet baltike si Estonia dhe Letonia dhe ato në Ballkanin Perëndimor si Serbia dhe Shqipëria.

“Ne duhet ta ndalim Presidentin rus, Vladimir Putin, sepse nëse ai nuk do të ndalet në Ukrainë do të vijojë të krijojë Rusinë e Madhe, sepse ai dëshiron të kthehet në situatën kur Rusia ushtronte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore”.

Deklarata e kryediplomates britanike vjen në një kohë që Rusia dhe Bjellorusia lajmëruan se do të vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta të forcave të tyre ushtarake që supozohej të përfundonin të dielën, në veri të Ukrainës.

Zgjatja u vendos për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak pranë kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe përshkallëzimit të situatës në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë.

Nuk thuhet se çfarë do të thotë kjo për forcat ruse që tani ndodhen në Bjellorusi dhe të cilat NATO i vlerëson në 30 mijë.