Një deklaratë e Juljeta Bozos pas ditë më parë, teksa tha se Komunizmi kishte më shumë anë pozitive sesa negative, ka ngjallur një reagim të ashpër në publik e jo vetëm.
Të shumtë ishin personazhet të njohur publike që bënë thirrje që ajo të kërkonte ndjesë për atë deklaratë, por nuk morën asnjë reagim.
Ndërkohë ditën e sotme teksa po bëhet prezantimi i kandidtëve për deputetë për Tiranën, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asaj iu desh të provonte baltën në moshën e një stërgjysheje, pasi deklaratat e saj u shtrëmbëruan dhe u nxorën nga konteksti, duke i dalë kështu në mbrojtje dhe duke e justifikuar për atë që tha.
“Ty ta shtoftë zoti inatin, po 19 kemi ne si objektiv minimal dhe 20-ën si objektiv maksimal, por tejkalimet e objektivave janë të mirëpritura. Për mos t’ju marrë më shumë kohë unë mendoj që duke qenë se ëmbëlsirat lihen për në dund t’ja kaloj fjalën Luljetës, stërgjyshes që nuk priti fare për të provuar njëçikëz nga balta që hidhet këtu pa kursim dhe pa karar pa pritur se kush je si e the. Ta morën ta nxorën nga konteksti dhe ta kthyen në formën e baltës. Ti ke parë shumë dhe ke mësuar që balta iu kthehet atyre që e hedhin”, tha Rama.