Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E fejuara futi kekun në furrë, burrit i piqen 40 mijë eurot që kishte fshehur brenda.

Strudeli që i kushtoi 40 mijë Euro. Alberto Vazzoler, ish dentisti 52-vjeçar nga San Donà di Piave në Tetorin e vitit 2016 fshehu paratë tek soba duke mos i deklaruar tek autoritetet tatimore, por e fejuara e tij i bëri gjëmën, pasi në furrën ku gjendeshin Eurot ajo poqi një strudel.

Silvia Moro, e fejuara e dentistit është përgjuar nga autoritetet, dhe në një sms të dërguar motrës së saj, ajo shkruante “Kam bërë një gafë, kam pjekur strudelin në furrën ku ishin 40 mijë Euro të cilat u dogjën”.

Kjo provë është bërë e ditur dijen e djeshme kur Vazzoler ka dalë para gjykatës, pasi është në hetim për mosdeklarim të ardhurash.

Por kjo nuk është hera e parë që 52-vjeçari është në hetim. Në vitin 2011 ai u padit për evazion fiskal, një akuzë nga e cila u lirua në tetor 2017. Ai u arrestua përsëri në maj të 2018 për të njëjtën akuzë.

Sipas mediave italiane të cilat u referohen hetimeve, ai nuk ishte pothuajse asnjë nga pasuritë që posedonte në emrin e tij, për tu shmangur detyrimeve ndaj shtetit. Autoritetet kanë sekuestrua shtëpia të cilat ishin shumë luksoze si dhe makina./tvklan.al